GDS: Dy objektivat e pare te Ragnick per te perforcuar sulmin

Njoftimi zyrtar ende mungon, por tani duket se nuk ka me dyshime per ardhjen e Ralf Rangnick ne Milano, i cili tashme po punon per sezonin e ardhshem. Departamenti i pare qe do te perforcohet eshte padyshim sulmi ku nuk do te kete me Zlatan Ibrahimoviç dhe objektivat e pare te gjermanit jane dy lojtare qe ai i njeh shume mire, perkatesisht Patrick Schick dhe Milot Rashica.

Gazzetta dello Sport shkruan se te dy lojtaret luajne ne Bundeslige dhe per kete arsye Rangnick ka qene ne gjendje t’i vezhgoje ata nga afer disa here. Ne veçanti per Schick pasi ai vete e deshironte ate ne Leipzig. Klubi gjerman nuk do te ushtroje te drejten e shpengimit per 28 milione euro dhe per kete arsye sulmuesi do te kthehet ne Rome. Milani shfaqet ne sfond dhe, si oferte te pare, do te ishte i gatshem te vendoste 20 milion euro ne “pjate”.

Rashica i Werder Bremen, ka nje vleresim prej 20 milion eurosh dhe ne oret e fundit Napoli, i cili e ndjek prej kohesh lojtarin, ka humbur interesin.Rangnick e pelqen shume kosovarin, i cili vlereson veçanerisht fleksibilitetin e tij: ai mund te luaje si lojtar krahu dhe trekuartist dhe per kete arsye pershtatet lehtesisht ne 4-4-2 dhe 4-2-3-1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu