GDS dhe Tuttosport vendosin notat, “masakrohet” Theo!

Është dita e notave dhe vlerësimeve nga mediat italiane për futbollistët e Milanit dhe paraqitjen.

Duke e nisur nga La Gazzetta dello Sport, sigurisht që notat kanë qenë mjaftueshëm të larta për djemtë e Stefano Piolit.

GDS i dha Brahim Diaz një 7.5 pas paraqitjes së shkëlqyer (me gol) të ofruar në Marassi kundër Sampdoria.

Tonali gjithashtu bëri mirë (7), si dhe Maignan, Calabria, Kjaer, Tomori, Krunic, Leao dhe Rebic (6.5 për ta).

Mjaftueshëm për Saelemaekers, Giroud dhe Bennacer, ndërsa shumë keq Theo Hernández (5.5)

Ndërkohë, sipas Tuttosport, Davide Calabria ishte më i miri në ndeshjen kundër Sampdoria, aq sa është vlerësuar me një “7”, autor i asistit të golit të Diaz (7 nota edhe për spanjollin).

E shkëlqyeshme edhe performanca e Maignan (nota 7 gjithashtu për portierin francez), si dhe performanca e Kjaer (6.5), një lider në mbrojtje.

Plotësisht të mjaftueshme për Tomorin, Tonali dhe Giroud, jo edhe aq mirë Krunic, Bennacer, Saelemaekers, Leao dhe Rebic (5.5 për ta).

Por më i keqi është Theo Hernandez (nota 5), ​​protagonist negativ i mbrëmjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu