GDS – Calhanoglu dhe Milan, ende nuk ka akord. Ka ngecur…

La Gazzetta dello Sport është ndalur në një analizë të gjerë të manovrave kuqezi në merkato por nuk ka lënë pa përmendur sigurisht edhe rinovimet.

Mes tyre, e ardhmja e Hakan Calhanoglu me kuqezinjtë, ku ka shumë mjergull…

Kontrata e tij skadon në 30 qershor dhe ende nuk ka akord. Kërkesat e agjentit kanë nisur me 6 mln euro dhe tani kanë rënë disi por sërish ka një diferencë jo të vogël për të kapërcyer te bonuset. Në fakt, lëviz diçka që kalon 1 mln euro mes ofertës së kërkesës.

Il Diavolo i ofron atij 4 milion euro neto në sezon për të qëndruar ndërsa Calhanoglu do të dëshironte edhe 1.5 të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu