GDM: “Milani po shet Pobega! Tratativa konkrete. Interes i ri mbi Hauge. Maldini zbut Brescia. Tani Tonali…”

Gianluca Di Marzio, eksperti i merkatos, në emisionin e çdo mbrëmje, “Calciomercato – L’Originale” që transmetohet në Sky Sport, ka dhënë azhornimet e fundit në lidhje me disa emra të kuqezinjve.

“Po ju jap një lajm! Milani është duke shitur Pobega te Atalanta: tratativa është duke proceduar përpara në një mënyrë konkrete.

Regjistrohet një interes nga Eintracht Frankfurt për Jens Petter Hauge, që ka qenë gjithashtu edhe në orbitën e Ëolfsburg”.

Sa i përket Tonalit… ” Kishte një takim sot dhe palët po afrohen gjithnjë e më shumë. Cellino i ka dhënë Milanit një zbritje të mëtejshme për të përmbushur nevojat kuqezi: Maldini dhe Massara kanë qenë shumë të zotë në marrjen e këtij zbritje.

Tani është Elliott ai që duhet të thotë fjalën e fundit dhe të dëshmojë që vendos të vërë bast mbi këtë talent të ri: pasi të vijë “ok” zyrtar, Tonali do të jetë një lojtar tërësisht i Milanit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu