GDM: “Milan-Chelsea, takim javën e ardhshme! Ja kontrata e Giroud. Mbi Ziyech dhe Jovic…”

Gianluca Di Marzio – ‘Calciomercato L’Originale’ – gjatë emisionit në SkySport, u ndal të fliste për negociatat midis Milanit dhe Giroud:

“Negociatat janë gjithmonë në të njëjtën pikë. Milani ka mbyllur marrëveshjen me lojtarin: dy vjet nga 3.5 milion euro neto që bëhen në total 5 mln euro me dekretin e rritjes dhe shpërblimet e ndryshme.

Ai po pret që agjentët ta lirojnë nga Chelsea. Në fillim të javës së ardhshme mund të ulen para një tryeze për të parë nëse mund ta bëjnë këtë paketë më të madhe me Giroud ndoshta në zero, Ziyech në huazim – siç do të dëshironte Milani – dhe Bakayoko.

Lloji i marrëveshjes, i dyfishtë, i trefishtë ose vetëm me Giroud. Alternativa është Jovic dhe e konfirmojmë atë: nëse Real Madrid hap huazimin e Jovic, mund të bëhet plani B i kuqezinjve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu