GDM – Ja pse Elliott e dha sot vulën mbi Mandzukic! Kroati i ka bërë një premtim drejtuesve

Mario Mandzukic te Milani, gjithçka e kryer! Kroati pritet që ditën e nesërme të kryejë edhe vizitat mjekësore. Pritet nëse do të mbërrijë sonte në mbrëmje në Milano ose nesër në mëngjes.

Kontrata e pret: 6 muaj huazim me rrogë 1.8 mln euro, ndërsa në rast kualifikimi të Milanit në Champions League 2021-2022, do të rinovohej automatikisht edhe për një tjetër sezon, pra duke e çuar kështu rrogën në më shumë, thuajse 3.6 mln euro.

Milan-Mandzukic, segnali positivi: si attende l'ok definitivo

Ndërkohë, sipas Gianluca Di Marzio, i cili foli për Sky Sport, vula finale për transferimin e Mario Mandzukic te Milani ka ardhur sot në mëngjes pasi Hakan Calhanoglu u godit nga Covid-19.

Fillimisht Elliott ishte ende i dyzuar, por në sajë të lajmit të ri dhe mungesave të mëdha ndoshta në dy javët e ardhshme, nxitoi të afrojë futbollistin 34-vjeçar, pa ekip aktualisht.

Lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore që nesër në mëngjes dhe beson se mund t’i mahnisë të gjithë me gjendjen e tij fizike. Ai është i bindur se është në formë të shkëlqyeshme, ndryshe nga sa është thënë dhe shkruar. Këtë ia ka referuar edhe Paolo Maldinit në telefon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu