GDM: Ende ngërç mes Milanit dhe Santosit për Kaio Jorge! Juventusi pret…

Sipas asaj që raportohet nga gianlucadimarzio.com ka një ngërç në negociatat midis Milanit dhe Santos për Kaio Jorge.

Për sulmuesin e lindur në 2002, gjashtë muaj para skadimit të kontratës, Rossonerët ofrojnë gjashtë milion euro, ndërsa kërkesa nga brazilianët është 10 milion.

Pas dialogjeve të ditëve të fundit, nuk ka pasur asnjë hap përpara dhe Juventusi ka hyrë për të kërkuar informacion.

Bianconerët vëzhgojnë situatën dhe presin zhvillimet: në këtë moment topi kalon te Santos dhe agjentët e lojtarit.

Por, ia vlen të theksohet se pavaresisht nga ajo që Di Marzio shkruan, gazetari brazilian i TyCon Sports, ka rrëfyer se mes Kaio Jorge dhe Milanit ka paraakord.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu