GDM: “Bakayoko drejt mbylljes, Messias dhe Corona…” Legjenda Bergomi: Maldini, provoje bastin

Gianluca Di Marzio, ashtu si çdo natë, ndërhyri në Calciomercato L’originale, duke bërë përmbledhjen e situatës në merkaton e Milanit:

“Firma e Pellegrit në Casa Milan do të vijë në mëngjes. Sot pati gjithashtu një takim me agjentët e Bakayoko, të cilin Milan shpreson ta sigurojë në huazim me të drejtën e blerjes brenda 24 orëve të ardhshme.

Qëllimi është që ai të mbërrijë në Milano të enjten dhe të jetë në gjendje të thërritet për ndeshjen e së dielës mbrëma kundër Cagliari.

Përtej Bakayoko, Milani ka në mendje të afrojë të paktën një lojtar tjetër dhe vazhdon te mendohet mbi Junior Messias, i cili është një operacion që vazhdon të intrigojë.

Ka pasur gjithashtu kontakte për Jesus Corona të Porto, por është më e vështirë për shumë arsye. Milani do të donte të vazhdonte negociatat, por ka vështirësi në operacion. Të gjithë këta emra janë të pavarur nga Adli, i konsideruar si një investim për të ardhmen”.

Edhe Beppe Bergomi komentoi ardhjen e mundshme të Junior Messias te Milani:

“Më pëlqen të shoh kur ekipet marrin lojtarë në rritje. Është e vërtetë që lojtari ka luajtur te Crotone, por është një bast që më pëlqen.

U intrigova vitin e kaluar, kur shihja Crotone, shihja Messias. Milani po kërkon gjithashtu një lojtar të këmbës së majtë, i cili mund të fillojë nga e djathta për t’u kthyer në qendër. Është një bast që do të përpiqesha ta bëja”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu