Milani, si dhe tifozët e tij po presin lajme për Zlatan Ibrahimovic. Kthimi i tij në fushë është shtyrë dhe pasi humbi ndeshjen kundër Genoa, shpresa është që ta shohim atë në fushë kundër Sassuolo.
Për momentin, megjithatë, ende nuk ka siguri: siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport – në edicionin e sotëm – prania e suedezit nuk është aspak e sigurt.
Kuqezinjtë nuk dëshirojnë të ndërmarrin rreziqe dhe kujdesi mbetet i domosdoshëm.
Orët në vijim do të shërbejnë për të sqaruar situatën. Milan, në fakt, pas barazimit kundër Genoa-s, do të takohet në Milanello për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Sassuolos së De Zerbi.

Shërimi i Ibrahimovic është thelbësor për një ekip që lufton për të gjetur gola me sulmuesit e tyre.
Rebic si sulmues qendror nuk jep më të mirën e tij dhe Leao po lufton për të gjetur formën më të mirë, pasi si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht është larg pritshmërive në këtë moment.

Simon Kjaer gjithashtu mund të rikuperohet për ndeshjen kundër Sassuolo. Për danezin, e njëjta gjë vlen si edhe për Ibrahimovic.
Seancat e ardhshme stërvitore do të shërbejnë për të kuptuar nëse ai do të luajë kundër Sassuolo.
Milani, si dhe tifozët shpresojnë të kenë shtyllat e tyre për ta mbyllur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.