Gazzetta zbulon: “Ideja e fundit e Milanit vjen nga Napoli! Lojtari ka refuzuar rinovimin…”

Në edicionin e tij të sotëm, Gazzetta dello Sport raporton një prapaskenë të bujshme të merkatos. Fabian Ruiz do të kishte refuzuar një rinovim hipotetik me Napolin.

Mesfushori spanjoll ka një kontratë që skadon në 2023 dhe nuk duket se dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në klubin e De Laurentiis.

Një lajm që, sigurisht, tërheq vëmendjen e shumë klubeve që dëshirojnë të përvetësojnë lojtarin.

Fabian ka treg kryesisht në Spanjë, vendin e tij të origjinës. Por në Itali, Milani do të ishte gjithashtu i gatshëm të vinte bast për të.

Me të ardhmen e pasigurt të Soualiho Meite, i cili lëkundet midis blerjes dhe një kthimi më të mundshëm në Torino, klubi kuqezi po kërkon një mesfushor cilësor i aftë të luajë në një mesfushë me dy.

Dhe Fabian Ruiz mund të jetë profili ideal, duke qenë se këtë sezon ai ka qenë pothuajse gjithmonë i vendosur në mesfushëën e Gennaro Gattusos me rreshtimin taktik 4-2-3-1.

Lojtari i lindur në vitin 1996 është një mesfushor shumë i mirë, me aftësi të mëdha sulmuese dhe një këmbë të majtë magjike nga distanca.

Madje, Napoli duket i dorëzuar për shitjen e tij aq sa është duke intensifikuar kontaktet me zëvendësin e mundshëm që ndodhet në Belgjikë dhe luan me Club Brugge.

Ky është Charles De Ketelaere, mesfushori i datëlindjes 2001.

Milan gjithashtu ka ndjekur belgun e ri gjatë sezonit aktual. De Katelaere ende nuk e ka zbuluar të gjithë talentin e tij në një kampionat më konkurrues dhe kush e di se Serie A mund të mos jetë destinacioni i duhur.

Sidoqoftë, shumë varet nga e ardhmja e Fabian Ruiz.

Nëse spanjolli vendos të largohet nga Napoli, atëherë klubi i De Laurentiis do të lëvizë konkretisht në treg.

Deri më sot flitet për rreth 40 milion euro kërkesë, një shifër që Napoli më pas mund të riinvestojë në talente të rinj më pak të kushtueshëm, por për perspektivë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu