Gazzetta: “Diamanti” Hauge, ja pse Milani ende nuk po e aktivizon ashtu si do të donin tifozët!

Transferimi e tij në Milano ishte sa e papritur, aq edhe e pritshme, pasi duhet thënë se Milani e ndiqte atë prej disa kohësh në fshehtësi totale: Jens Petter Hauge i bëri përshtypje të gjithëve në turin e tretë kualifikues të Europa League, kur ai mbante veshur fanellën e Bodo Glimt dhe disa ditë më vonë ai u ble plotësisht nga kuqezinjtë për rreth 5 milion euro.

Përshtatja dhe “shkolla italiane” – La Gazzetta dello Sport, në edicionin e sotëm, shpjegon se në këtë moment norvegjezi është ende një nxënës pasi ai duhet të studiojë, kuptojë dhe të mësohet me futbollin italian i cili është padyshim krejtësisht i ndryshëm nga ai që luajti disa kohë më parë në Skandinavi!

Deri më tani, trajneri Pioli nuk i ka dhënë hapësirë ​​të madhe, por klubi ka programuar një rrugëtim që Hauge duhet të ndjekë dhe kjo përfshin aktivizimet me pikatore, si pjesë e rritjes së tij për të mos pasur presion, etiketime dhe sidomos për të qenë gati kur të vijë momenti.

E djathta dhe e majta – Pavarësisht disa minutave në fushë, Hauge tashmë ka shënuar një gol në ndeshjen e Ligës së Evropës në Celtic.

Duke qenë në gjendje të luajë si djathtas ashtu edhe majtas në tredhembëshin pas sulmuesit të parë, ndjesia është se me kalimin e kohës norvegjezi i ri do të gjejë gjithnjë e më shumë hapësirë ​​duke pasur parasysh angazhimet e shumta të Djallit midis kampionatit dhe Europa League.

Tani duhet ende pak durim, por në Milanello janë të bindur se edhe ai së shpejti do të shpërthejë dhe do t’u tregojë të gjithëve cilësitë e tij të mëdha.

Po ditën e sotme, Pantelo Corvino, drejtori sportiv i Leçes, rrëfeu edhe një prapaskenë merkatoje:

“Isha duke ndjekur futbollin skandinav për të gjetur dhe goditur me ndonjë talent ose lojtar me prespektivë në shifra të vogla kartoni dhe Jens Hauge ishte i preferuari, pasi në atë kohë mund të paguaja edhe 2 mln euro.

Por, pas ndeshjes ndaj Milanit trampolina e tij ishte e pashmangshme dhe jam i lumtur që nuk u gabova…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu