GAZZETTA: “Talenti i thotë po Milanit. Tani negociohet me Santos. Plani i Paolo Maldinit”

Milani nuk ndalet kurrë. Kuqezinjtë janë padyshim skuadra më aktive në merkato në këtë periudhë. Brahim Diaz do të shpallet zyrtarisht sot si futbollist kuqezi dhe rikthehet në huazim për dy vite por tani me të drejtë blerje (22 mln euro), por asgjë nuk ka mbaruar në lidhje me futbollistët që mund të bashkohen me Stefano Piolin.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë duke punuar imtësisht.

Para spanjollit Diaz erdhën Mike Maignan, Fikayo Tomori, Sandro Tonali, Olivier Giroud dhe Fodé Ballo-Touré.

Por merkato e Djallit nuk ndalet, me shumë objektiva, ende, për të realizuar.

Siç dihet, Milani do të duhet të marrë një mesfushor të ri sulmues, por ekziston edhe ideja për të blerë një zëvendës Calabria, një mesfushor të ri, një anësor dhe, nëse ka ndonjë mundësi, një sulmues të tretë të ri.

Ishte vetë Maldini ai që la të kuptohej se sulmi nuk është kompletuar ende dhe mund të ketë një prurje shtesë.

Mundësia ka një emër dhe mbiemër: Kaio Jorge. Talenti Santos ka një kontratë që skadon më 31 dhjetor.

Një kontratë me brazilianët që nuk do të rinovohet. Tani, mbetet vetëm për të kuptuar, kur ai do të largohet nga Amerika e Jugut, nëse tani apo në seancën tjetër të tregut të transferimeve.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, në stendat e lajmeve këtë mëngjes, Milani ka arritur të marrë “po”-në e Kaio Jorge.

Rossonerët janë në pole position në krahasim me ekipet e tjera të interesuara, të tilla si Juventus ose Napoli.

Një marrëveshje në parim do të ishte arritur me agjentin Bertoluçi, por mbetet të përcaktohet se sa do t’i jepen Santos, i cili do të donte dhjetë milion euro. Shumë për një lojtar për shkak se kontrata i skadon pas pak më shumë se 5 muaj.

Milani do të ishte i gatshëm të paguante një kompensim maksimal por sigurisht jo shifrat e kërkuara nga Santos.

Siç dihet, megjithatë, klubi Rossoneri nuk është i gatshëm të marrë pjesë në ankande me klube të tjera.

Nëse vullneti i vendosur i Kaio Jorge është të veshë fanelën kuqezi, ka shumë të ngjarë që marrëveshja të materializohet përfundimisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu