Gazzetta: “Strategjia e Maldinit efektive dhe jep frytet e para me Thauvin. Tani lojtari…”

Janë tetë ndeshje deri në fund të sezonit, por Milani padyshim që fillon të mendojë edhe për tregun e transferimeve.

Maldini dhe Massara, siç kanë thënë shpesh, janë të gatshëm të kapin shanset e merkatos.

Midis këtyre është sigurisht Florian Thauvin, kontrata e të cilit skadon me Marseille në qershor.

Sipas La Gazzetta delo Sport, ka lajme të rëndësishme në këtë front.

Thauvin, së bashku me agjentin e tij, ndryshuan strategjinë me Milanin.

Në bisedat e javëve të fundit, në fakt, lojtari kishte kërkuar një pagë 4 milion euro, por gjërat kanë ndryshuar.

Gjithashtu pas thashethemeve rreth interesit të Milanit për Josip Ilicic, kërkesa ka rënë, ashtu si edhe komisionet për agjentët.

Negociatat për këtë arsye u rihapën, duke pasur parasysh që klubi kuqezi nuk ishte i gatshëm të kënaqte kërkesat e francezit. Për momentin jemi akoma në një fazë ndërlidhëse: kualifikimi për në Ligën e Kampionëve të ardhshëm do të jetë vendimtar.

Duhet thënë gjithashtu se Olympique Marseille do të donte ta mbante me çdo kusht. Trajneri Jorge Sampaoli gjithashtu foli për këtë:

“Për mua ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj skuadre. Kur e shoh duke luajtur, i them vetes se do të dëshironim të vazhdonim me të në të ardhmen. Por, siç thashë për Milik, ka shumë parametra ekstra-sportivë që tejkalojnë vullnetin e thjeshtë të trajnerit”.

Paga e vendosur nga kompania franceze është 3 milion euro.

Për momentin, megjithatë, shanset që Thauvin të qëndrojë në Marsejë janë të vogla. Ekipi vështirë se do të kualifikohet për në Europa League sezonin e ardhshëm, dhe për këtë arsye ai  do të dëshironte të provonte një përvojë të re.

Tymi i bardhë midis Milanit dhe Thauvin mund të mbërrijë së shpejti, pikërisht përballë kërkesave të ulura nga shoqëruesit e lojtarit.

Vëmendje gjithashtu për Josip Ilicic, i cili mbetet gjithmonë në vështrimet e Maldinit, por Florian duket se ka kaluar në preferenca.

Madje, ndoshta vonesa vjen për shkak se francezi dëshiron të luajë në Champions dhe pret që Milani ta sigurojë këtë objektiv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu