Gazzetta | Pellegri ka firmosur, sot stërvitje dhe pastaj grumbullimi. Ka edhe bonus për golat

Ndër të sapoardhurit në Casa Milan, Pietro Pellegri, sulmuesi i lindur në 2001, pas ekzaminimeve mjekësore të djeshme, nënshkroi kontratën këtë mëngjes dhe do të vihet në dispozicion të Piolit.

Formula e blerjes nga Monaco parashikon një huzim prej 500 mijë eurosh, një të drejtë blerje prej 6 milionë eurosh plus një milion bonus në rast se shënon dhjetë gola me kuqezinjtë (plus 15% të çdo rishitjeje të ardhshme).

Sipas Gazzetta dello Sport, lojtari do të veshë fanellën me numrin 64, ajo e debutimit të tij në Serie A. Sot do të zhvillojë seancën e parë stërvitore dhe do të grumbullohet për Milan-Cagliari

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu