GAZZETTA: Moviola e Napoli-Milan, dy njolla për arbitrin Valeri!

Gazzetta dello Sport ka bërë moviolën e Napoli-Milan duke kritikuar jo pak sjelljen e arbitrit Paolo Valeri, i cili nuk u tregua i qetë në menaxhimin e kartonëve, “plaga e vetme” – sipas tyre, e supersfidës!

“Një mbrëmje mjaft e ndërlikuar për Paolo Valeri dhe ndihmësit e tij dje në San Paolo. Skuadra e arbitrave e pati shumë të vështirë për të mbajtur pikën e vlerësimit në Napoli-Milan.

Disa episode për të analizuar. Në veçanti, arbitri nga Roma duket se ka hyrë në krizë për menaxhimin e kartonëve.

Dëbimi me të kuq i Tiemoué Bakayoko në pjesën e dytë duket i pashmangshëm. Por, e verdha e dytë vjen për një ndërhyrje nga prapa ndaj Theo Hernandez që ishte nisur në kundërsulm.

Por Napoli kundërshton kartonin e parë, i cili padyshim erdhi me një ashpërsi të tepruar.

Valeri hutohet në mes të pjesës së dytë. Arbitri fal Ibrahimovic për bërrylin ndaj Koulibaly, mbi të cilin as VAR nuk ndërhyn.

Më i ashpër me Kessie, i cili përplas ish-bashkëlojtarin kuqezi Petagna dhe merr një karton të verdhë.

Anulon golin e tretë të Ibrahimovic në minutën e 60-të, i cili u nis në pozicion jashtë loje te rasti i pasimit të Rebic.

Nga ana tjetër, gjithçka ishte e rregullt si në kundërsulmin e 0-2, ashtu edhe te golin i realizuar nga Mertens.

Milani – në atë rast – protestoi për një faull të Bakayoko ndaj Kessie”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu