Derbi gjithmonë do të ketë polemika dhe kjo tashmë është e pashmangshme. Inter-Milan u mbyll 1-2 me nga 3 kartontë të verdhe për kokë, një penallti dhe dy të verdhë për trajnerët Pioli dhe Conte.
Gazzetta dello Sport ka bërë moviolën e kësaj përballje, duke u ndalur te disa gabime të arbitrit Mariani, që përgjithësisht e mbajti mirë, la lojë të fortë, por në disa momente mund të kishte ndërhyrë.
MOVIOLA – Le të fillojmë nga episodi më emblematik: jemi në minutën e 73′ kur pas një kontakti me Donnarumma, Lukaku bie brenda zone.

Arbitri Mariani është i bindur për ndërhyrje me faull dhe kështu akordon penallti duke treguar gishtin te pika e bardhë, por ajo që është vendimtare është ndërhyrja e Var nga Irrati i cili anulon gjithçka për pozicion jashtë loje të belgut kur kalon Eriksen.

Reagimi ndaj Kjaer, i cili ndodh midis këtyre dy momenteve, gjykohet në fakt si rastësor dhe jo si një devijim vullnetar që do t’i kthente zikaltërit në lojë. Anulim i saktë.
Ashtu siç është e saktë dhe penalltia e akorduar nga gjyqtari në fillim kur Kolarov, i tradhtuar nga vëmendja e Ibrahimovic në lëvizje dhe ndalim, e godet atë në këmbë.

Por historia e këtij derbi në frontin e gjyqtarëve është e mbushur me zgjedhje fatkeqe. Faulli i Kjaer ndaj Lautaro përpara zonës në minutën e 36 mund të ishte vërshëllyer, si edhe faulli i Theo ndaj Lukaku në minutën e 37-të, mbi të cilin Mariani vendosi për lojë trup më trup.

Por, neto nga nervozizmi i përgjithshëm dhe disa pasiguri, gabimi i Marianit është në minutën e 56-të kur humbet një faull të qartë të Kessie ndaj Hakimit, që mund t’i kushtonte një karton të dytë të verdhë dhe dëbim nga fusha mesfushorit kuqezi!