Gazzetta – Misteri “Firpo”, i tha po Milanit dhe u gjet akordi! Pastaj ndryshoi mendje: motivi!

Deri tani, drejtuesit e Milanit kanë bërë një punë të shkëlqyeshme dhe intensive në merkato duke u munduar të fuqizojnë skuadrën në atë role ku ishte më e nevojshme dhe duke i sjellë trajnerit Stefano Pioli më shumë futbollistë që të zgjerojë organikën gati për 3 fronte (kampionat, Kupë dhe Europa League)

Retroscena Firpo: prima il sì al Milan, poi il dietrofront

Pas nënshkrimeve të Meité dhe Mandzukic, klubi kuqezi do të donte të përfundonte këtë javë me një goditje të dyfishtë në mbrojtje.

Përveç Fikayo Tomorit, i cili do të zbarkojë në Itali sot dhe do të hedhë firmën mbi kontratë, duhet të kishte ardhur edhe mbrojtësi i ri Junior Firpo nga Barcelona.

Por gjithçka u rregullua dhe u prish po ditën e djeshme, sipas asaj që raportohet nga Gazzetta dello Sport.

Sipas thashethemeve që vijnë nga Spanja, Firpo fillimisht tha se ishte absolutisht i prirur të pranonte opsionin e Milanit dhe i lumtur që do të vishej kuqezi.

Mbrojtësi nga Republika Domenikane po luan pak te Barcelona e Koeman, kështu që një transferim në janar mund t’i kishte dhënë më shumë shanse.

Milani kishte arritur një marrëveshje me katalanasit: një hua prej 500 000 euro dhe një e drejtë e blerjes për sezonin e ardhshëm e barabartë me 20 mln euro.

Por pas një miratimi fillestar, Firpo ktheu mendje. Futbollisti i datëlindjes 1996 zgjodhi të mos largohej nga Barcelona për arsye familjare.

Gruaja e tij ka lindur kohët e fundit dhe nuk do ta ndiqte atë me foshnjën në Itali, për arsye lehtësie.

Firpo më pas preferoi të refuzonte ofertën e Milan, duke mos dashur të përballej vetëm me periudhën e huazimit.

Një zgjedhje e përbashkët që nuk do ta bëjë Milanin të shkulë flokët, normalisht!

Në fakt, klubi nuk ka nxitim në korsinë e majtë duke pasur parasysh kthimin e Theo Hernandez pas pozitivitetit të rremë me Covid-19.

Sidoqoftë, nuk mund të përjashtohet që deri më 31 janar Milani mund të shënjestrojë një tjetër mbrojtës, duke qenë se me lamtumirën e Andrea Conti ka ende vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu