Gazzetta – Milan-Udinese, notat e ndeshjes: sa dështime! Shumë keq Leao dhe dy të tjerë

Kur u duk se Miani ishte kthyer të bënte Milanin që kishim parë në vitin 2020, ndaj Udinese në “San Siro” u rikthye loja apatike dhe pa ide por vetëm grintë dhe dëshirë.

Një Milan zhgënjyes barazoi 1-1 në sekondat e fundit pas fitores bindëse në Olimpico kundër Romës.

Një ndalesë e papritur erdhi në shtëpi. Skuadra e Stefano Pioli luftoi kundër asaj të Luca Gotti, i cili e përgatiti mirë ndeshjen duke “kafshuar” kuqezinjtë në pjesën më të madhe të ndeshjes. Pas golit të Becao, vetëm një penallti (prekje me dorë amatore nga Larsen) e lejoi Djallin të mos e humbte ndeshjen dhe përsëri të fitonte një pikë.

Sot, si zakonisht, La Gazzetta dello Sport hartoi notat e Milan-Udinese. Sa për lojtarët kuqezi, ka disa dështime…

Më i keq në fushë konsiderohet Rafael Leao (4.5), totalisht i humbur kur aktivizohet si zëvendës Ibrahimovic dhe kur gjen mbrojtje të mbyllura mirë. Pas tij ndjek Gigio Donnarumma me 5, pasi dhuroi golin e Udinese.

Notë të njëjtë edhe për Theo Hernandez, i cili gaboi shumë në mbrojtje dhe nuk ishte i kthjellët përpara.

Brahim Diaz gjithashtu ngel në klasë, pasi konsiderohet shumë i ndrojtur dhe joefektiv në kthimin e tij si titullar pas muajsh.

Dhe Ante Rebic gjithashtu merr një 5, zhgënjyes pas paraqitjes së tij të mirë me golin në Romë. Votim i njëjtë për Jens Petter Hauge, i cili nuk la asnjë gjurmë.

La Gazzetta dello Sport i jep Pierre Kalulu 5.5. Notë klauese për Simon Kjaer, Alessio Romagnoli, Sandro Tonali, Samuel Castillejo dhe Soualiho Meite.

Më i miri i Milanit është Franck Kessie. i vlerësuar me 7 për ftohtësinë e tij të pabesueshme në një penallti në 96′ dhe për një provë që ishte pozitive në përgjithësi, ai luftoi në mes të fushës dhe gjithashtu iu afrua golit por Musso pati refleks fantastik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu