GAZZETTA: Milan, sondazh për pasuesin e Kumbullës te Verona! Çmimi i kartonit

Ndër lojtarët e Hellas Verona që po bëjnë përshtypje pozitive deri tani është i riu Matteo Lovato, mbrojtës i lindur në vitin 2000. Ivan Juric e ka bërë atë një titullar këtë sezon dhe ai po bën mirë.

Pas largimit të Marash Kumbullës (u transferua te Roma për 30 mln euro) ekipi verdheblu nuk është se investoi për supermbrojtës por i besoi Lovatos.

Në barazimin e fundit kundër Juventusit ai ofroi një paraqitje të mirë dhe padyshim që skautët e Serie A po e vëzhgojnë atë.

Përveç Juventusit, edhe Milani i ka hedhur sytë mbrojtjësit të talentuar qendror.

La Gazzetta dello Sport e zbulon këtë, duke shpjeguar se ka pasur kontakte me klubin veronez.

La Juventus sfida il Milan per Lovato

Hellas Verona e di që ka një lojtar të ri me potencial në duar dhe tashmë e kanë vendosur vlerësimin e Lovato në 15 milion euro.

Një çmim i lartë sot, duke marrë parasysh vetëm 6 paraqitje në Serie A, por për disa muaj mund të ketë nëse performanca e djalit është në një nivel të mirë.

Milani do të vazhdojë ta shikojë atë në ndeshjet e ardhshme të ligës.

Ndoshta do të ketë një investim në një mbrojtës qendror në tregun e janarit 2021. Do të shohim nëse Lovato ose një lojtar tjetër do të jetë përforcimi për Stefano Pioli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu