Gazzetta: Milan nis javen vendimtare me 4 pikat kryesore per te zgjidhur!

Ditet kalojne dhe organigrama e Milan akoma nuk eshte plotesuar. Ne 8 korrik nis sezoni kuqezi dhe ende ka gjera per tu sistemuar, Gazzetta dello Sport sot ka publikuar 4 pikat kryesore qe duhen zgjidhur sa me shpejt nga drejtuesit kuqezinj:

Drejtori Teknik? Pasi ka deshtuar me Igli Tare qe vendos te qendroje te Lazio Paolo Maldini ka ndryshuar objektiv dhe tashme i duhet ende pak kohe per te vendosur perfundimisht kete rol. Ne keto momente ne pole eshte ish Drejtori Sportiv i Romes Massara ndersa Riccardo Biggon eshte me pas si objektiv.

Trajneri? Zgjedhja tashme eshte bere mbetet vetem zyrtarizimi pasi Giampaolos i duhet ende kohe te lirohet nga kontrata e tij qe e lidh me Sampdoria. Trajneri do te takohet me Ferrero neser ose pasneser dhe me pas mund te firmose me kuqezinjte. Por ne kete kohe trajneri dhe Maldini jane ne kontakte te vazhdueshme dhe jane duke programuar fazen pergatitore si dhe strategjite ne merkato.

Rikthimi Boban? Edhe per rikthimin e Zvonimir Boban eshte e njejta gje, mungon vetem zyrtarizimi por rikthimi tij tashme eshte vetem nje formalitet. Kroati eshte pare ne Milano ka ndejtur disa dite por per firmen duhet te prese te mbylle gjithcka ne FIFA me pas te vije dhe zyrtarizimi i tij te kuqezinjte.

Fair Play Financiar? Ne Casa Milan eshte ende teme diskutimi FPF. Pasi UEFA vendosi te prese vendimin e CAS me pas te gjykoje per thyerjen e FPF nga kuqezinjte per sezonet 2015/18, drejtuesit e Milan jane duke menduar te kerkojne nje procedure me te shpejte vendimi nga Gjykata e Lozanes sepse sa me shpejt te vij vendimi aq me mire do te kuptohet dhe sesi mund te levize ne merkato skuadra e Milan per sezonin e ardhshem!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu