Gazzetta – Milan, dialogu me agjentët e Ziyech është gjithmonë “gjallë”: marokeni duket i magjepsur por…

Milani ka ende disa operacione për të bërë si në aspektin e blerjeve, ashtu edhe te shitjes.

Njëra nga këto ka të bëjë me ardhjen e një mesfushori të ri sulmues, një fantazist që do të mbyllte një boshllëk të lënë nga Hakan Calhanoglu edhe pse drejtuesit këmbëngulën për të siguruar të paktën për dy vite Brahim Diaz.

Ideja për të marrë Julian Brandt nga Borussia Dortmund, i cili tashmë ka njoftuar qëndrimin e tij, është zhdukur.

Pista që çon në Nikola Vlasic gjithashtu vazhdon të jetë e ndërlikuar, për të cilin CSKA Moska nuk e pranon huanë me të drejtën e blerjes.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara duhet të vlerësojnë zgjidhje të tjera.

Sot La Gazzetta dello Sport shpjegon se goditja e madhe e Milanit mund të jetë Hakim Ziyech, një lojtar i aftë të luajë si si mesfushor sulmues ashtu edhe si sulmues i krahut të djathtë.

Një kartë cilësore që do t’i ofronte Stefano Pioli më shumë zgjidhje.

Marrëdhëniet me Chelsea janë të mira dhe mund të favorizojnë një negociatë të mundshme.

Milani do t’i jepte Ziyech përgjegjësinë që ish-lojtarit të Ajax duket se i pëlqen shumë. Dialogu me lojtarin dhe agjentin e tij është gjithmonë i gjallë. Ka miratim për destinacionin kuqezi, ku Ziyech do të vendosej në qendër të projektit tekniko-taktik.

Operacioni nuk është i lehtë. Në këtë moment Maldini dhe Massara mund të ofrojnë vetëm formulën e huazimit me të drejtën e blerjes, Chelsea duhet të jetë i bindur ta pranojë atë.

Blutë, natyrisht, do të preferonin të fitonin para menjëherë nga shitja e lojtarit 28-vjeçar ose të paktën të kishin garancinë e detyrimit për blerje.

Marrëveshja mund të zhbllokohet në gusht, veçanërisht nëse Ziyech nuk merr oferta speciale nga Chelsea dhe nëse lojtari shpreh vullnetin e tij për t’u bashkuar me Milanin.

Ndoshta duke ofruar një hua veçanërisht të shtrenjtë, klubi londinez mund të thotë “po” për të drejtën e blerjes.

Në çdo rast, marrëveshja është e vështirë të realizohet dhe Djalli do të duhet të jetë bindës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu