Ne ndeshjen kunder Fiorentina kete fundjave Milan luan per te mbrojtur vendin e 6 ne Seria A qe do te thote Europa League direkt ne grupe, por Milan ka dhe nje ndeshje te fundit per te mesuar si do te dale ate kunder UEFA.
Brenda 31 majit Milan do te mesoje nga Uefa se cilat jane masat per thyerjen e Fair Play Financiar nga ana e klubit kuqezi.
Sipas Gazzetta dello Sport Milan do mesoje denimin ne fund te muajit dhe mesohet se shifra mund te jete rreth 15-20 milion euro dhe qe Presidenca e tanishme do kerkoje ta ndaje ate me ish presidencen e Silvio Berlusconi pasi sanksionet jane dhe per vitet e kaluara dhe jo vetem per sezonin e fundit ne Seria A dhe ne Europe.
Per momentin jane vetem hipoteza dhe vetem ne fund te muajit munde te mesojme me mire se cfare do te ndodhe dhe me pas te planifikohet dhe merkato e veres!