Gazzetta – Messias në Milano vetëm me një kusht!

Ditët e fundit të merkatos, te Milani një emër befasues është afruar. Një lojtar që ka cilësi, por që në të njëjtën kohë nuk ngroh zemrat e tifozëve të Milanit, për shkak të faktit se luan te Crotone dhe eshte 30 vjeç.

Junior Messias, sulmuesi brazilian i Crotone është një profil që Milani e ka ndjekur dhe vazhdon ta vlerësojë. Një zgjidhje me kosto të ulët për të përforcuar sulmin, i cili u shfaq si një ide koti por gjeti konfirmim.

Edhe drejtori sportiv kalabrez Beppe Ursino konfirmoi interesimin e Milanit për Messias disa ditë më parë. Por për momentin, siç shkruan edhe Gazzetta dello Sport, asnjë kontakt i vërtetë mes klubeve ende nuk është vënë në skenë.

Situata është si më poshtë. Milani ka testuar terrenin për disa mesfushorë sulmues, me karakteristika të ngjashme: teknikë të shkëlqyer si bazë, dinamizëm dhe aftësi për të luajtur si në qendër ashtu edhe në pozicione më anësore.

Gazzetta dello Sport sot shpjegoi se blerja e brazilianit përfundimisht mund të zhbllokohet dhe të materializohet në vetëm një ngjarje: nese Milani do të jetë në gjendje të shesë Samu Castillejo deri në fund të muajit.

Me lamtumirën e anësorit spanjoll, i konsideruar si pak i dobishëm dhe me sinjalin e fundit ndaj Sampdoria ku qendroi ne stol 90 minuta, një hapësirë do të hapej.

Në fakt, deri më sot kuqezinjte duan të vënë bast te Jezus Corona për të mbushur pjesën e fundit bosh të skuadrës së tyre.

Messias do të ishte vetëm një ide e minutës së fundit në rast të largimit të Castillejo, në mënyrë që t’i lejojë Piolit të ketë më shumë zgjedhje cilësore në sulm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu