Gazzetta: Kabak tani, Thauvin në verë! Milani punon në disa fronte

Një mbrojtës, mbase një sulmues (në të djathtë) dhe një zëvendës Ibrahimovic. Drejtuesit e Milanit janë “zhytur” në merkato përpara se të hapet seanca dimërore e transferimeve.

La Gazzetta dello Sport bën një përmbledhje të strategjive kuqezi rreth një muaj përpara hapjes zyrtare të dritares së janarit, e ashtuquajtura merkato “e riparimit”.

Blerja e një mbrojtësi qendror është pothuajse një domosdoshmëri. Në këtë drejtim, duhet të kuptohet se çfarë do të ndodhë me Schalke 04, një klub në krizë të plotë.

Milan nuk e ka humbur nga sytë e Ozan Kabak, një profil që zgjon jo vetëm interesin e drejtuesve të Milanit, natyrisht.

Në fund të shtatorit, oferta prej 15 milion eurosh u refuzua. A do të ndodhë e njëjta gjë tani? Kush e di … Një gjë është e sigurt: Maldini dhe Massara do të vazhdojnë të monitorojnë lojtarin, ndoshta të gatshëm për të filluar një sulm të ri.

Calciomercato Milan – Thauvin, ostacolo ingaggio: spara altissimo | News |  Calcio-Addict

Nga mbrojtja në sulm, ku Thauvin mbetet i preferuari. Trajneri i Marseille, Villas Boas, u duk i indinjuar nga fjalët e Paolo Maldinit për “Telefoot” për francezin, një anësor sulmues i cili në qershor mund t’i japë lamtumirën klubit, pasi nuk ka pranuar rinovimin.

Siç raporton Gazzetta, Milan e ndjek atë dhe mund të jetë një emër për verën, jo për tani. Në janar, përparësitë duket se janë të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu