Gazzetta – Hauge e dinte se do të mbetej jashtë Europe dhe refuzoi dy oferta! Motivet

Përjashtimi i Jens Petter Hauge nga lista UEFA e Milanit bëri jo pak “zhurmë” – si mediatike, ashtu edhe sa i përket tifozerisë.

Lojtari norvegjez nuk do të jetë në gjendje të zbresë në fushë në Europa League, ku ai kishte performuar mirë në fazën e grupeve me 3 gola dhe një asist në 5 paraqitje, të cilave u shtohen gjithashtu edhe 3 golat me Bodo Glimt.

Stefano Piolit i erdhi keq që e la jashtë, sidomos sepse vitrina evropiane ndihmon të rinjtë të piqen.

Norvegjezi padyshim që mbeti i zhgënjyer, por ai e kuptoi vendimin dhe do të përpiqet të jetë i dobishëm në kampionat.

Milani beson te Hauge dhe kjo dëshmohet edhe nga fakti që të gjitha ofertat e marra u refuzuan në dritaren e fundit të tregut të transferimeve.

Më të fundit ishin ata të Bayer Leverkusen dhe Southampton, të cilët kërkuan lojtarin me formulën e huazimit.

La Gazzetta dello Sport shpjegon se Hauge e ka ditur prej ditësh që ai mund të mbetej jashtë listës së UEFA-s, për arsye burokratike sesa teknike.

Kishte një maksimum prej lojtarëve të huaj për t’u regjistruar. Milan, duke shitur Andrea Conti, humbi një futbollist të formuar në Itali dhe për këtë arsye numri i lojtarëve të përshtatshëm për listën A ra nga 23 në 22.

Pastaj krahasuar me të huajt e tjerë, një zgjedhje teknike u bë edhe për Hauge.

Ishte ardhja e Mario Mandzukic, i cili mund të luajë si sulmues i parë dhe ndoshta edhe si një anësor i majtë.

Pioli gjithashtu preferoi të kishte një mesfushor shtesë si Soualiho Meite, i cili mbërriti nga Torino në dritaren e fundit të tregut të transferimeve.

Sidoqoftë, trajneri e vlerëson shumë Hauge, edhe nëse paraqitjet e tij të fundit me kuqezijtë nuk kanë qenë emocionuese.

Por duhet thënë se talenti norvegjez e kishte filluar sezonin me Bodo/Glimt shumë më parë dhe ndoshta po paguan edhe për këtë në një nivel fizik, duke pasur plot 1 vit në aktivitet dhe pa pushime.

Në mjedisin kuqezi ka besim maksimal tek djali, i konsideruar një kampion i ardhshëm i mundshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu