Gazzetta habitet me Ibra: “Nuk kërkon privilegje te Suedia, ka vendosur me kokën e tij”

Ibrahimovic nuk do të kthehet herët nga angazhimi i tij me ekipin e tij kombëtar.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Zlatan do të mbetet në dispozicion të trajnerit gjithashtu për ndeshjen miqësore të së mërkurës kundër Estonisë.

Sulmuesi – shkruan gazeta – nuk ka kërkuar të pushojë dhe as nuk dëshiron një trajtim si një yll i madh apo legjendë.

Kështu që ai nuk do të kthehet në Milano deri të enjten.

“Nuk kam pse dhe nuk dua të flas për moshën time – tha ai – ndihem mirë dhe jam gati të luaj. Jam këtu në të njëjtat kushte si të gjithë. Gjithçka po bëhet më mirë tani që ne fillojmë të njohim njëri-tjetrin.

Sweden’s forward Zlatan Ibrahimovic reacts during the FIFA World Cup Qatar 2022 qualification Group B football match between Kosovo and Sweden at the Fadil Vokrri Stadium, in Pristina, on March 28, 2021. (Photo by Armend NIMANI / AFP) (Photo by ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images)

Nuk më intereson edhe goli shumë, pasi jam në një moshë ku do të ndihmoj edhe të tjerët që të shënojnë siç edhe po ndodh. Rëndësi ka objektivi i kombëtares”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu