Gazzetta: Gattuso revolucion kunder Udinese!

Gattuso ndryshon, ose me mire ben nje revolucion ne prag te ndeshjes kunder Udinese. Sipas Gazzetta dello Sport Paqueta do te luaje pas dy sulmuesve Cutrone dhe Piatek dhe kjo eshte idea e fundit per sulmin kuqezi.

Per here te pare kete sezon ne krah te Piatek do te jete Cutrone dhe Paqueta, deri me sot braziliani ka luajtur si mesfushor por si trekuartist si idhulli i tij Kaka nuk kishte luajtur kurre. Rino ka punuar gjate gjithe kesaj kohe me lojtarin dhe tashme eshte gati per te ndryshuar. Nuk dihet ende nese do jete kjo skeme gjithmone por e rendesishme eshte qe lojtari brazilian do te luaje ne rolin e tij te preferuar!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu