Gazzetta – “Firpo-Milan, nuk ndalen negociatat. Dyshimet e Barcelona-s dhe mbrojtësit”

Milani vazhdon të jetë në bisedime me Barcelona për Junior Firpo, mbrojtësin e majtë që kuqezinjtë do të donin për të pasur një alternativë të vlefshme për Theo Hernandez.

Sipas La Gazzetta dello Sport këtë mëngjes, të dy klubet po diskutojnë shumën e blerjes që do të përfshihet në huazim. Gjithçka ka ngecur sepse Djalli nuk do të donte më shumë se 15 milion euro për vlerësimin e mbrojtësit.

Barcelona e vlerëson 20 mln euro dhe deri tani nuk është ulur nga kjo shifër.

Palët po vazhdojnë negociatat ndërsa lojtari nuk është fort i bindur nga mundësia e huazimit me të drejtë blerje pasi ka frikë se pas 1 viti do të jetë sërish në kërkim të së ardhmes dhe destinacionit, natyrisht nëse Milani nuk e blen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu