Gazzetta dello Sport sulmon 12 klubet: Ja pse do të dështoni!

Diskutimi i ditës është padiskutim “tërmeti” i ndodhur në futbollin europian me krijimin e kompeticionit të ri, SuperLeague, themeluar nga 12 top klube si Milan, Real, Barcelona, Inter, Juventus, Atletico Madrid, Tottenham, Manchester United, City, Liverpool, Chelsea dhe Arsenal.

Shumica kanë dalë kundër 12 klubeve, që kanë dhënë dakordësinë për Superligën Europiane. Edhe krerë shtetesh, jo më UEFA, FIFA e të tjerë.

Prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport” analizon se përse ky projekt shkakton tërmet në futboll dhe sipas saj nuk do të gjejë zbatim:

“Kampionatet aktuale kombëtare nuk janë në diskutim. Lufta e të pasurve në futboll është një skenë, që nuk pranon vendime impulsive.

Për më tepër, shfaqja muskulore e pagëzimit të njoftuar të Superligës Europiane, në të vërtetë mund të fshehë një përpjekje për të negociuar, në praktikë, duke kërkuar më shumë para, me UEFA-n në një pozicion të fortë. Duket si një lojë pokeri, por për këtë arsye nuk mund të mendohet se kaosi do të shpërthejë shpejt, në turnetë në zhvillim.

Në çdo rast, federatat kombëtare të futbollit do të veprojnë së bashku me UEFA dhe FIFA. Për këtë arsye, ekzekutivi aktual i UEFA-s do të japë indikacionin e parë politik mbi sjelljen që do të ndiqet me vendet individuale.

Për më tepër, pasojat e operacionit të nisur (apo të kërcënuar) janë aq shkatërruese, sa vetëm skenari italian përfaqëson vetëm një pjesë të një konteksti global, një lloj “amerikanizimi” të futbollit me ndjekjen e modelit të NBA, plotësisht larg historisë dhe traditave të Europës.

Prandaj, linja e kundërshtimit do të jetë europiane dhe globale.

Ky është i njëjti ligjërim që po fiton terren në mesin e futbollistëve. Një vendim nga FIFPro, sindikata ndërkombëtare e futbollistëve, pritet në orët e ardhshme. Rreziku është që lojtarët të “shtypen” në përplasje, me një grup të “zgjedhur”, të cilët me sa duket do të fitojnë më shumë, dhe pjesa tjetër do të detyrohet të ulë të gjitha përfitimet.

Pa harruar një skenar të mundshëm, në të cilin ylli i Manchester City ose Juventusit, fjala vjen, duke luajtur në “Champions-in miliarder”, do të rrezikonte të përjashtohej nga Kupa e Botës dhe Kampionatet Europiane”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu