Gazzetta dello Sport – “Pakt me Djallin”! Milani dhe Kessie gati të shtrëngojnë duart deri në 2026. Detajet

Tregu i transferimeve të Milanit përqendrohet jo vetëm në afrimet, por edhe te rinovimet. Midis këtyre është ai i Franck Kessie. Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, qëllimi kuqezi  është të mbyllin akordin e ri për mesfushorin, i cili ka një kontratë që skadon në 2022…

Kessie është me të vërtetë i domosdoshëm për këtë Milan. Nga 9 9 gola të shënuar me penallti në 10 në total këtë sezon, deri në 2934 minuta të luajtura (ai është lojtari më i përdorur i Piolit) dhe më përgjithësisht një udhëheqje teknike dhe karakteri brenda dhomës së zhveshjes kuqezi.

Nuk është rastësi që humbjet kundër Spezia dhe Inter përkuan me një rënie të vogël të tij në formën psiko-fizike.

Kessie është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë viteve. i paguar verën e vitit 2017 te Atalanta për 26 milionë euro, tani vlen të paktën 50.

Ai është një lojtar i mirë në të gjitha aspektet. Objektivi i klubit është të rinovojë me “Presidentin” deri në vitin 2026 për të shuar kështu interesin e klubeve të mëdha (kohët e fundit është futur në garë edhe Real Madrid).

Paga aktuale e tij është 2.2 mln euro në sezon por Maldini dhe Massara janë gati t’ia çojnë në 3 mln euro duke futur shtesë edhe disa bonuse që mund të prekin kështu 3.5 mln euro.

Ndryshe nga Calhanoglu dhe Donnarumma, Kessie duket se është i vendosur për të firmosur edhe me ato shifra pasi agjenti i tij nuk është Raiola por Atanga, i cili në të shkuarën e ka mbajtur si djalin e tij Kessie kur kishte vështirësitë e para në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu