Gazzetta dello Sport: Milani siguron talentin norvegjez, tani plani për Federico Chiesa!

Pasi ka siguruar talentin më të mirë norvegjez të këtij sezoni në kampionatin nordik (Jens Petter Hauge pritet në Milano për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë), merkato e Milanit vazhdon në heshtje, por “zien” me disa emra në tavolinë dhe të tjerë që ende nuk kanë dalë.

Sa i përket sulmuesit të krahut 20-vjeçar të Bodo/Glimt, marrëveshja ishte rrufe si me agjentin e Hauge, ashtu dhe me klubin që kryeson dhe dominon kampionatin e Eliteserien (niveli më i lartë norvegjez).

Retroscena Hauge: era ad un passo dal Belgio

Oferta kuqezi fillestare ishte 4 mln euro, ndërsa Bodo kërkonte 6 mln euro fikse pa bonuse. Rruga e ndërmjetme u gjend kur lojtari i kërkoi klubit që ta lironte që tani për t’i plotësuar dëshirën pasi nuk do të rinovonte (kontrata i skadonte verën e ardhshme).

Sipas botimit të sotëm të La Gazzetta dello Sport, Milani po punon gjithashtu në frontin “Chiesa”, që nuk është lënë aspak pas dore, edhe pse gjatë kësaj kohe ka qetësi dhe heshtje në bisedime.

Natyrisht, këtu gara është më e egër gjithashtu për shkak se Juventusi ka një interes të fortë për djalin, por pengohet nga dështimi për të shitur Douglas Costa – deri më tani: nëse braziliani nuk del, Paratici nuk mund të lëvizë.

Fiorentina duket se është “zbutur” edhe pse duhet që oferta të dorëzohet brenda kësaj jave. Deri disa javë më parë drejtuesit vjollcë kërkonin 60 milion euro, por Commisso ka ndryshuar qëndrim dhe duket se është i gatshëm të pajtohet edhe me më pak. Një huazim me detyrimin blerje, ndoshta rreth 40 milion euro plus bonuse, mund të kënaqë toskanët.

Chiesa, assalto Juventus: ma c'è anche il Milan. Le ultime

EVROPA DHE PAQUETA – Milani është në dritare. Nevojiten disa hapa për të tentuar sulmin “Chiesa”. Para së gjithash, është e nevojshme t’i gjendet ekipi Paquetà (Lyon pranë marrëveshjes, madje pritet të mbyllet). Pastaj duhet të sigurohet faza e grupeve në Europa League, një parakusht themelor – shkruan Gazzetta – për të përfituar nga buxheti shtesë (rreth 15 mln euro).

Për sulmuesin e Fiorentina-s, kuqezinjtë kanë ndër mend një operacion të stilit Tonali, por gjithçka, siç u përmend, kalon nga ndeshja e së enjtes kundër Rio Ave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu