Gazzetta dello Sport: “10+1 afrime dhe 75 mln euro të shpenzuara, Pioli ka dy lojtar për rol tani”

I pari ishte Mike Maignan, i fundit ishte Junior Messias, në mesin e nëntë goditjeve të tjera të merkatos që e bënë Milanin një nga ekipet me me shume afrime jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë.

Fushata e merkatos kuqezi ka sjellë njëmbëdhjetë afrime të reja për Piolin, edhe nëse i riu Yacine Adli i cili do të qëndrojë në huazim te Bordo për një vit duhet të hiqet nga llogaria…

Dy lojtarë për rol – Siç është raportuar këtë mëngjes nga La Gazzetta dello Sport, falë merkatos, në të cilin Djalli ka investuar mbi 75 milionë euro (përjashtuar çdo blerje e mundshme per Diaz, Bakayoko apo Messias, përndryshe do të arrinte në 120 milionë), trajneri i kuqezinjve do të ketë në dispozicion një përzierje të shkëlqyer të lojtarëve të rinj dhe lojtarë me përvojë.

Në skuadrën e Milanit do të ketë praktikisht dy lojtarë për pozicion dhe kjo do t’i lejojë Pioli-t të ketë më shumë zgjedhje dhe mundësinë për të bërë ndoshta disa ndryshime taktike në krahasim me 4-2-3-1.

Pastaj është Zlatan Ibrahimovic i cili nuk është një nënshkrim i ri, por kthimi i tij në fushë pas dëmtimit të gjurit do të jetë themelor për Milanin: diçka ka ndryshuar që kur ai është në Milanello dhe tani me një ekip më të fortë se vitin e kaluar Djalli mund të synoje edhe me lart.

Nuk do të jetë e lehtë, konkurrenca është e madhe, por kuqezinjtë duan të vazhdojnë rrugën e tyre të rritjes pas vendit të dytë sezonin e kaluar…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu