Gazzetta: “Befason Milani, merr vendimin e papritur mbi mesfushorin! Gabbia dhe Tonali…”

Milani do të përcaktojë të ardhmen në fund të sezonit për shumë futbollistë dhe drejtuesit do të donin që grupi aktual të mbetet i njëjtë me vetëm disa afrime në pika nevralgjike dhe aty ku ka më shumë nevojë.

Por, do të ketë edhe konfirmimet. Në radhë të parë, Gazzetta shpjegon se nuk ekziston asnjë mundësi që Tonali të kthehet te Brescia sipas akordit pasi huazimi i bërë për 10 mln euro, të cilit i duhen shtuar edhe 15 mln euro të tjera këtë verë dhe më pas 10 bonus në rast arritjesh të një sërë objektivash është bërë me besim të plotë te futbollisti.

Sipas Maldini & Co, ky vit ka shërbyer si palestër për Sandro që në sezonin tjetër do të tregojë cilësitë e tij dhe do të nisë të bëhet edhe më venditmar për kuqezinjtë.

Por, surpriza vjen nga Meite. Në fakt, Pioli është tepër i kënaqur me mesfushorin e Torinos, aq sa klubi tashmë po mendon se ato 8 mln eurot nuk janë edhe aq shumë për t’u paguar, duke ditur se një rezervë cilësore dhe që pranon stolin për aq pak nuk para mund të gjesh.

Veç kësaj, për Piolin, futbollisti francez i ka të gjitha për të bërë një super sezon vitin tjetër dhe për të treguar vlerat e tij të vërteta, siç ka bërë në disa ndeshje këtë sezon.

Do të blindohet edhe Gabbia, natyrisht. Mbrojtësi i rritur në Akademinë kuqezi shihet si një resurs për trajnerin dhe vetëm dëmtimi ngadalësoi pak rritjen e tij.

Nuk dihet ende se si do të jetë e ardhmja e Romagnoli, pasi kapiteni do të kërkonte garanci aktivizimi veç rritjes së rrogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu