Gazidis: Strategjia e Milanit po merr formë, meritojmë të luajmë te stadiumi më i bukur në botë!

Duke folur për mikrofonat e MilanTv, Ivan Gazidis u ndal te projekti kuqezi në ditën e Sant’Ambrogio, festë popullore në Itali dhe sidomos në qytetin e Milanos. Këto janë fjalët e tij:

Urimi i Gazidis – “Ne kemi jetuar një periudhë shumë të vështirë, me shumë humbje të tmerrshme, por në të njëjtën kohë ka shpresë, forcë në qytet. Shpresoj të jetë një festë sa më paqësore për të gjithë. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë qytetit sa më shumë qetësi. Shën Ambrozi është gjithashtu mbrojtës i bletëve dhe njerëzit e Milanos, si bletët, janë shumë punëtorë. Jam i sigurt që me këtë cilësi, qyteti do të kthehet më i fortë se kurrë”

Mbi urgjencën Coronavirus – “Milano është një qytet fantastik dhe është përballur me këtë emergjencë me zemër në dorë. Unë dhe gruaja ime kemi qëndruar gjithmonë në Milano gjatë kësaj periudhe dhe kemi parë një qytet të fortë me njerëz bujarë dhe me një forcë të pabesueshme. Jam krenar që e konsideroj veten qytetar të këtij qyteti, me të vërtetë ndihem nga Milano”

Mbi emocionet e Milanit dhe Milanos – “Milano është një qytet që përqafon modernitetin, krijimtarinë dhe me një histori të shkëlqyeshme, por gjithashtu një qytet që shikon përpara.

Ne duam t’i shohim këto cilësi edhe në fushë me një ekip modern që luan futboll progresiv dhe me lojtarë që veshin fanellën me krenari.

Ky është vizioni i ekipit dhe ata do të duhet të luajnë në stadiumin më të bukur në botë. Kjo e ardhme nuk është shumë e largët dhe është një frymëzim për mua”

Vendet e preferuara në Milano – “Ka disa, por nuk mund ta harroj Casa Milan, shtëpinë tonë dhe tifozët e Milanit, një vend i veçantë: historia dhe e ardhmja së bashku”

Rrugëtimi i Milanit – “Jam i bindur që Seria A mund të kthehet në majën e futbollit botëror. Milani ka potencialin më të madh për rritje. Isha i bindur për të kur e pranova këtë sfidë dhe jam edhe më i bindur sot.

Të shohësh strategjinë tonë të marrë formë është një kënaqësi e madhe për mua. Unë jam një adhurues i futbollit dhe ndihem krenar dhe i privilegjuar që jam pjesë e këtij klubi të madh”

Për tifozët – “Dua të uroj të gjithë tifozët dhe milanezët për festën e Sant’Ambrogio. Shpresoj se gjithmonë do të jemi në gjendje të ndjehemi të afërt dhe të bashkuar me njerëzit që duam dhe shpresoj që së shpejti të jemi në gjendje të takojmë të dashurit tanë dhe të gëzohemi së bashku për Milanin tonë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu