Gazidis: Prioriteti yne eshte siguria, ne do te bejme pjesen tone. Do te jemi nje ekip edhe me kompakt

Drejtori i pergjithshem i Milanit, Ivan Gazidis i eshte drejtuar tifozeve rossonere me nje videomesazh nga faqja zyrtare e klubit kuqezi. Duke marre parasysh situaten e krijuar nga koronavirusi, Gazidis theksoi se prioritet mbetet siguria dhe shendeti i lojtareve dhe pasi kjo te mbaroje, Milani do te kthehet nje ekip akoma me kompakt.

Fjala e Gazidis: “Të dashur milanistë, unë ju flas nga shtëpia ime këtu në Milano ku si ju jam i mbyllur ndërsa jetojmë këtë tragjedi rreth nesh, këto ditë ne e kuptojmë kush dhe çfarë ka më shumë rëndësi.

Mendimet e mia shkojnë për infermierët, mjekët, të gjithë punonjësit e shëndetësisë, por edhe policinë, forcat e rendit, shoferët, nëpunësit e supermarketeve dhe të gjithë punonjësit e shërbimit thelbësor që në në një mënyrë ose në një tjetër ata kujdesen për ne dhe ne mbështetemi tek ata. Faleminderit të gjithëve nga thellesia e zemrës.

Prioriteti më i madh i klubit tonë është shumë i thjeshtë, shëndeti dhe siguria e lojtarëve, stafit, tifozëve dhe komunitetit tonë. Ne do të kthehemi në stërvitje dhe do të luajmë vetëm kur gjithçka është e sigurt për lojtarët tanë, për stafin, për tifozët dhe për italianët.

Ne po punojmë në mënyra të ndryshme për të ndihmuar në terma konkret, e gjithë kjo shpjegohet në faqen tonë të internetit në një njoftim të dedikuar për mediat, ne po mendojmë për më të moshuarit, por edhe të rinjtë.

Kur të fillojë sezoni i ri ne nuk do të harrojmë heronjtë e këtyre muajve të cilët me kurajo dhe profesionalizëm ndihmuan mijëra njerëz. Jam i lumtur dhe krenar që në një numër të pabesueshëm po i bashkoheni këtyre përpjekjeve, në të njëjtën mënyrë ju gjithmonë keni përkrahur klubin tonë të shkëlqyeshëm.

Ne gjithashtu kemi për detyrë të presim me padurim klubin tonë, të sigurohemi që e kapërcen këtë krizë në një mënyrë të shëndetshme dhe të fortë. Ne do ta bëjmë atë mbi një bazë të sigurt. Ne jemi duke marrë pjesë aktive, në nivelet më të larta, me autoritete sportive kombëtare dhe ndërkombëtare për të menaxhuar futbollin në këtë emergjencë. Futbolli sjell gëzim dhe kjo është e rëndësishme, ne do të bëjmë pjesën tonë për të rindërtuar shpresën, gëzimin, krenarinë dhe solidaritetin, kur të largohemi nga ky moment.

Klubet nuk janë vetëm shoqëri që luajnë futboll, ato kanë një rol në komunitet, ato përfaqësojnë vlera pa të cilat futbolli do të ishte i pavlerë. Ne duam që ju të ndjeni Milanin afër jush, duam t’ju bëjmë krenarë.

Kam parë kaq shumë nga ju dhe nga të gjithë italianët, ndiej besim dhe krenari për të ardhmen, jam krenar që jam pjesë e këtij klubi dhe këtij qyteti fantastik. Ne mbetemi të bashkuar në këto momente të vështira, do të jemi edhe më shumë një ekip kompakt kur të dalim nga kjo krizë. Do të jemi më njerëzore, më të bashkuar, më të fortë se kurrë. Forza Italia, Gjithmonë Milan”-perfundoi Gazidis mesazhin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu