Gazidis pranon gabimet për të mirën e Milanit dhe tregon sfidën e madhe të Ibrahimovic

Ivan Gazidis dha një intervistë të gjatë për Associated Press. Drejtori i përgjithshëm kuqezi foli për momentin e Milanit dhe efektin Zlatan Ibrahimovic.

“Edhe pse klubi ka kaluar një periudhë të vështirë në vitet e fundit, Milani shkëlqen me dritën e tij dhe thjesht ka nevojë për pak dashuri dhe kujdes”.

Ekipi në rritje – “Ne kemi shumë të rinj me personalitet të madh, energji dhe përkushtim të madh që po drejtojnë ekipin. Ne po përpiqemi të ndërtojmë një model të ri sportiv dhe e dinim se do të bënim gabime gjatë rrugës ndaj i kemi parashikuar ato.

Njerëzit nuk e shohin pasionin që vendosni në punën tënde, sepse nga jashtë duket sikur nuk të intereson edhe pse asgjë nuk mund të jetë më larg së vërtetës. Sfida është që të kujdesesh aq shumë sa mund të merrësh edhe vendime të këqija”.

Rëndësia e Zlatan Ibrahimovic – “Ai është një forcë e natyrës – vazhdon Gazidis – Udhëheqja e këtij Milani mund të provojë të jetë një nga sukseset më të mëdha të karrierës së tij, sepse ai arriti këtu me një seriozitet dhe pasion të pabesueshëm”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu