Gazidis: Po ndodh diçka speciale, por ka mbetur hapi i fundit si Premier League

Ivan Gazidis, administratori i deleguar i Milan-it, ka folur për Corriere dello Sport në lidhje me klubin kuqezi.

“Kam besuar te Maldini nga momenti i parë, sot është një drejtues sportiv i nivelit të lartë”, ka thënë Gazidis.

Për merkaton:

“Tifozët janë të zgjuar dhe të vetëdijshëm, etapat e udhëtimit tonë nuk janë në errësirë. Objektivi ynë është të jemi ambiciozë, të përmirësojmë skuadrën duke ndjekur rrugën e duhur”, ka shtuar administratori i deleguar i kuqezinjve.

“Pa stabilitet, kthehet pasiguria. Me tifozët tanë po ndodh diçka speciale: prania e tyre poshtë Casa Milan dhe mbështetja e tyre ka qenë një sinjal i fortë. Ky bashkim është një shtysë e jashtëzakonshme”.

Nëse shikojmë Premier – deklaroi CEO kuqezi – baza për ringritjen ishin stadiumet. Nëse ne arrijmë të ndërtojmë stadiumin tonë këtu në Milano, duke e bërë atë një nga më të mirët në botë – më i bukur nga të gjithë – do të jemi në gjendje të filloj diçka të rëndësishme edhe për Italinë. Unë mbetem optimist. Jo vetëm për Milanin, por për futbollin italian në përgjithësi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu