Gazidis: “Pioli? Desh gabuam. Më bëri përshtypje sidomos te diçka”

Ivan Gazidis, CEO i Milanit, në intervistën e dhënë për Gazzetta dello Sport, u ndal sidomos te Stefano Pioli, trajneri kuqezi, duke komentuar se e befasoi pozitivisht.

“Ai është një njeri me thellësi të jashtëzakonshme. Ai erdhi në një moment të komplikuar, kishte një sfidë të komplikuar përpara tij.

Ajo që më bëri përshtypje është se ai i bën gjërat në një mënyrë të thjeshtë, kjo e bën gjithçka të duket e lehtë edhe kur nuk është kështu.

Stefano ishte i zoti të mos i jepte peshë gjithçkaje që e rrethonte, dhe në fakt ne kishim zgjidhjen e duhur nën hundë.

Kur kuptuam se ai mund ta bënte vizionin tonë të vërtetë duke e realizuar, ecja përpara me të ishte gjëja më normale që mund të bënim.

Unë me të vërtetë e vlerësoj mënyrën e tij të punës dhe mënyrën se si ai qëndron jashtë fushës: stili është i rëndësishëm.

E vërteta është se edhe kur u gjendëm në momente të vështira, unë pashë një dritë në lojën e ekipit dhe në asnjë moment as unë, as Maldini dhe as Frederic Massara nuk menduam se gjithçka kishte mbaruar.

Kishte diçka që na dha shpresë. Tani i yni është futboll progresiv, inovativ, i aplikuar me guxim dhe seriozitet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu