GAZIDIS: Kalova 18 muaj duke kuptuar botën Milan, tani ju tregoj hartën drejt kthimit te elita!

I intervistuar nga The Athletic, Ivan Gazidis, administratori i deleguar i Milanit, foli në 360 gradë mbi kuqezinjtë, nga ambicjet te merkato, roli i Maldinit dhe stadiumi i ri.

Për rilindjen e Milanit: “Ambicia ime është ta rikthej klubin në nivelet e tij. Është një mundësi magjike për mua, unë kam kaluar 18 muajt e fundit duke kuptuar se si ta forcoj skuadrën, si të krijoj një Milan të ri, që ka të gjitha vlerat e së shkuarës, pra ai klub që të gjithë e duam dhe që e njohim përmes historisë së futbollit”.

Për ciklin: “E kemi parë atë me Liverpoolin. Ata kanë kaluar një periudhë shumë të gjatë dhe kërkuese drejt triumfit, por lidhja me klubin ka mbetur atje gati për t’u rikthyer”.

Për futbollin italian: “Duke zhveshur emocionet, kushdo që shikon Milanin dhe futbollin italian mund të shohë sfidat. Por ajo që gjeta janë surpriza për sa i përket mundësive. Ne e dimë hartën për ta kthyer Milanin në majë”

Në lidhje me situatën financiare pas mbërritjes së Elliott: “Pozicioni financiar ishte i tillë që në fund të fundit na duhej të pranonim përjashtimin nga Evropa. Të gjitha paratë që po humbnim kishin të bënin kryesisht me pagat e lojtarëve dhe tarifat e transferimit të cilat ishin shumë të larta dhe ato nuk u reflektuan në performancën e ekipit”.

“Kjo është sfida e madhe e futbollit. Ne duhet të jemi shumë më efikas në mënyrën se si përdorim paratë që kemi dhe ne kemi nevojë për të përmirësuar performancën e ekipit”.

Për strategjinë e klubit: “Unë nuk doja që identifikimi i lojtarit tonë të drejtohej nga agjentët. Unë doja të kisha llojin e duhur të mbështetjes dhe bashkëpunimit për drejtorët tanë dhe kjo do të thoshte të kesh një operacion skautesh të klasit botëror, veçanërisht të përqendruar te të rinjtë, sepse kjo do të ishte zemra e strategjisë sonë. Kjo do të thotë gjithashtu të kesh një operacion analitik të klasit botëror që është gjithnjë e më i rëndësishëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu