Gazidis i thur elozhe potencialit të Milanit dhe futbollit italian: Etiketimi ka ndryshuar tani…

Ivan Gazidis, administratori i deleguar i Milanit, u intervistua nga “Liderët në sport” dhe foli për potencialin shumë të lartë të rritjes së futbollit në Itali dhe klubit kuqezi:

“Futbolli italian midis të gjitha ligave kryesore ka potencialin më të madh për rritje dhe zhvillim sipas mendimit tim!

Në një nivel personal dhe profesional, të kesh mundësinë të përfshihesh në një aventurë të tillë është shumë stimuluese. Brenda futbollit italian, Milani është ekipi me potencialin më të madh. Pra, ju keni klubin me potencialin më të madh brenda kampionatit me potencialin më të madh të rritjes”.

“Kjo është një mundësi vërtet frymëzuese dhe një kohë me të vërtetë emocionuese për të qenë këtu. Gjërat po ndryshojnë shumë shpejt në Itali, duke ndryshuar nga etiketa që ka qenë futur në futbollin italian në 10-15 vitet e fundit. Futbolli italian po ecën në një drejtim shumë pozitiv, në disa zona”.

Ivan Gazidis foli për problemin e racizmit, duke specifikuar se si futbolli mund të jetë thelbësor për të përçuar mesazhe pozitive: “Gjëja interesante e futbollit është se ajo reflekton shoqërinë, por në të njëjtën kohë udhëheq këtë fushë. Motoja ime personale është që paragjykimi është armiku i performancës. Nga njëra anë mund të flasim për këtë çështje si një problem i shoqërisë, i cili do të mjaftonte si një problem i shoqërisë dhe është një problem që ne absolutisht duhet të përballemi si një kompani”.

“Por është gjithashtu një problem i performancës, sepse organizatat të cilat janë më pak të larmishme dhe më pak përfshirëse, performojnë më keq”.

“Nëse keni një paragjykim në një klub futbolli, imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse eleminoni njërën nga këto grupe, madje edhe në një nivel të nënndërgjegjeshëm… Performanca juaj do të pësonte”.

“Do të hiqnit disa nga lojtarët më të mirë që mund të keni, disa nga udhëheqësit më të mirë që mund të keni në fushë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu