Gazidis duartroket punën e Maldinit dhe fokusohet te talentet e botës! “Mos u merakosni me Elliott”

Ivan Gazidis ka parashtruar, edhe njëherë, nëse do të ishte e nevojshme, projektin e Milanit dhe atë që ka ndër mend Elliott për këtë klub të lavdishëm.

Shefi ekzekutiv kuqezi foli gjatë Asamblesë së Aksionerëve duke u ndalur te merkato, afrimi i të rinjve cilësorë, por edhe sidomos te Superleague, projekti i parashtruar mbi një kompeticion që do të organizonte bashkë të gjithë ekipet më me traditë në Europë, një farë NBA futbolli.

“Po kalojmë një moment pozitiv, por rruga është ende e gjatë dhe sfiduese.

Klubi ka një pronësi të fortë pas krahëve që ka besim në programim. Kemi një strategji të qartë: të afrojmë disa nga talentet më të mira në botë dhe t’i bëjmë ata të rriten me ne.

Milan, Gazidis e Scaroni LIVE: la conferenza all'Assemblea dei Soci

Dritarja e transferimeve verore sapo është mbyllur dhe ne jemi shumë të kënaqur. Menaxhmenti i sporteve i udhëhequr nga Paolo Maldini tashmë po përgatitet për dritaren e dimrit dhe kemi besim te puna”.

SUPERPROJEKTI – Ivan Gazidis foli për European Super League, projekti i cili është krijuar nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, shumë vite më parë, edhe pse rrënjët janë më herët, siç edhe administratori i deleguar kuqezi ka shpjeguar sot.

Këto janë fjalët e tij: “Për mbi 10 vjet, spekulimet janë dëgjuar në lidhje me Superligën, ka shumë reflektime në zhvillim e sipër në të ashtuquajturën Super League.

Maldini sul Covid-19 al Milan: «Puntiamo all'immunità di gregge»

Sidoqoftë, fokusi kryesor i botës së futbollit mbetet zhvillimi i garave ekzistuese ndërkombëtare dhe nuk ka asnjë propozim  që kjo mund të çojë në një shkëputje me ligat kombëtare.

Milani po luan një rol aktiv në të gjitha diskutimet për zhvillimin e futbollit: lidershipi dhe besueshmëria jonë na bëjnë me ndikim dhe autoritet në tryezat e ndryshme të diskutimit, në Lega Serie A, ECA, UEFA dhe FIFA”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu