Gazidis duartroket Maldini dhe Massara mbi merkaton: “Hapa të mëdhenj, klubi dhe ekipi vazhdojnë e forcohen”

Në një mesazh të gjatë dërguar punonjësve të Milanit, CEO i Rossonerëve, Ivan Gazidis bëri një përmbledhje të situatës në 360 gradë pas mbylljes së merkatos verore, duke prekur edhe çështjet që lidhen me zonën komerciale dhe gjithashtu përditësoi të gjithë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

E

Këtu është teksti i plotë që MilanNews.it publikoi sot:

“Te dashur kolege,

me rastin e mbylljes së merkatos, doja të ndaja pikëpamjen time me ju dhe t’ju bëj disa përditësime mbi përparimin e rëndësishëm në fusha të ndryshme të Klubit, duke parashikuar çështjet që do të thellojmë së bashku në ToënHall, të planifikuara për javët e ardhshme…

Ne jemi të bindur se kemi bërë shumë mirë në merkato dhe kemi forcuar ekipin në mënyrë efektive. Investimet e rëndësishme nga pronarët na kanë lejuar të konsolidojmë dhe zgjerojmë listën e ekipit të parë, në përputhje me strategjinë tonë që fokusohet në talentin e të rinjve, të mbështetur nga lojtarë më me përvojë.

Ne gjithashtu kemi forcuar ekipin e femrave dhe atë Primavera. Gjatë merkatos ne pamë një punë të shkëlqyer ekipore dhe për këtë falënderoj Paolo, Ricky dhe kolegët e shumtë të përfshirë.

Është shumë e qartë se fryma e ekipit dhe besimi te ekipet tona të para po rriten vazhdimisht, falë edhe udhëheqjes së Stefano Pioli dhe Maurizio Ganz: kjo demonstrohet nga fillimi emocionues që patëm në kampionat…

Të dielën e kaluar ne u përballëm me sfidën e madhe të rihapjes së San Siro, pas protokolleve të reja shëndetësore.

Jo një operacion i lehtë, por emocionet që tifozët tanë ndjenin kur ktheheshin në stadium u perceptuan ndërkombëtarisht, rezultat i punës së palodhur dhe angazhimit për ta bërë përvojën në San Siro sa më të sigurt dhe emocionuese.

Entuziazmi i tifozëve tanë na stimulon të gjithëve dhe na tregon se sa shumë na ka munguar futbolli siç e dinim.

Faleminderit të gjithëve që e keni bërë të mundur këtë.

Ne gjithashtu po ndërmarrim hapa të rëndësishëm nga pikëpamja komerciale, falë fillimit të partneriteteve të reja të rëndësishme, të cilat tani i shpallim pothuajse çdo javë.

Një rrugë zhvillimi që buron nga reputacioni ynë që vazhdon të rritet dhe përmirësohet në mbarë botën: një markë dhe organizatë moderne, e avancuar dhe e suksesshme.

Një perceptim i diktuar nga faktet: nga mënyra se si ne të gjithë veprojmë, përfaqësojmë dhe jetojmë Klubin tonë çdo ditë.

Dhe në fund më lejoni të them se terapitë që po i nënshtrohem kanë efekte pozitive, të cilat më bëjnë të sigurt për një shërim të plotë, që të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur.

Mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme dhe demonstron thelbin e vërtetë të “familjes Rossonera”. Prandaj mos u shqetësoni për mua, por përqendrohuni në sfidat e ardhshme. Së shpejti do të jem përsëri pranë jush.

Një përqafim i madh dhe gjithmonë Forza Milan!

Ivan “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu