Gazidis: Deshiroj Maldinin Drejtor Teknik, respekt per Gattuso!

Ne nje interviste per Gazzetta dello Sport Ivan Gazidis ka folur per levizjet e fundit ne Casa Milan si dhe te ardhmen e kuqezinjve:

Kam mberritur ne dhjetor te Milan dhe keto 6 muaj me jane dashur te njoh me mire klubin kuqezi dhe futbollin italian. Nuk kam folur shume keto muaj pasi per mua ishte me e rendesishme te studioja gjithcka me perulesi. Por tani qe mbaroi sezoni mund te shpjegoj projektin e Elliot dhe si e shikoj une te ardhmen.

Ne fillim duhet ta nisim nga gjendja qe Elliot mori klubin e Milanit ne fund te korrikut me borxhe te medha aq sa klubi rrezikonte te regjistrohej ne Seria A. I zgjidhi ato ne pak jave duke paguar 220 milion euro qe me pak fjale shpetoi klubin nga falimentimi saj. Me pas erdhi Leonardo te cilin duhet ta falenderoj per gjithcka qe ka dhene me punen e tij. Do ti jem gjithmone mirenjohes.

Lamtumirat? Leonardo zgjodhi vete per nje aventure te re, por do ti them gjithmone Faleminderit per gjithcka dhe nuk kemi patur kurre asnje konflikt por vetem mirenjohje per punen e tij. Gattuso? Nuk kam fjale ta pershkruaj si njeri, mori persiper sezonin dhe pergjegjesine ndoshta me shume se cduhej te merrte. Beri nje analize te sinqerte dhe per të ishte nje peshe qe nuk mund ta merrte me persiper. Por Rino do mbetet gjithmone nje mik i klubit dhe familjes kuqezi. Nuk e njihja me pare por kam nje respekt te madh per të.

Campos? Jo Campos eshte Drejtori Teknik te Lille dhe qendron atje, mund te them qe i kam propozuar kete post Paolo Maldinit pasi mendoj se eshte njeriu duhur per ne. Paolo eshte ideali, kur thua Maldini thua Milan nje legjende e klubit. Nuk i kerkoj te bej gjithcka vetem por do te kete prane nje staf te specializuar. Paolo kerkoi pak kohe nese i ka energjite e duhura per kete projekt i cili kerkon 100% pergjegjesi dhe pune. Nuk dua te mendoj per profile te tjere pervec Maldinit, me pas zgjedhim trajnerin dhe lojtaret.

Trajneri ri? Duhet te zgjedhim me kujdes, nuk ka rendesi mosha apo nenshtetesia, rendesi ka qe te bashkohet projektit tone. Zgjedhja trajneri uroj bashke me Maldinin te behet me qetesi dhe te studiohet ne maksimum, historia, personaliteti, rezultatet, profili tij sepse nuk duhet te gabojm asgje. Kemi perpara nje ndeshje te gjate qe personalisht mendoj se do ta fitojme..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu