Gazidhis: Investimet janë të mirëmenduara. 2 fjalë për tifozë

Pjesë nga intervista ne Milanello…

Mund të na thoni diçka më tepër mbi planin e investimeve të klubit?

Pronarët janë solidë dhe investimet i kanë të mirëmenduara. Paratë nuk janë gjithçka, pasi duhet të mendojmë për rritjen e këtij grupi futbollistësh. Vitin e kaluar humbëm 150 milionë euro e po punojmë për të kufizuar humbjet nëpërmjet kontrollimit të situatës. Merkatoja sivjet është e pazakontë, ndaj do të kemi shumë kujdes me investimet.

Çfarë do t’i thoni tifozërisë?

Nëpërmjet transparencës po mundohemi të punojmë si duhet për të ringritur Milanin aty ku e meriton. Kemi bërë zgjidhje të vështira e mund të bëjmë akoma, por na duhet mbështetje e durim për t’u rritur. Jam i bindur se jemi në rrugën e duhur, ndaj shpresoj që tifozët të jenë me ne në këtë udhëtim. Uroj të shihemi sa më shpejt në “San Siro”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu