Gazidhis gëzon tifozët: Stadiumin e ri që do ndërtohet, nuk e keni parë askund

Milani synon shumë mbi projektin e stadiumit për të ardhmen.

Përveç rezultateve sportive, është e rëndësishme të ketë edhe një rritje ekonomike dhe disponimi i një impianti të ri shihet si thelbësor.

Klubi kuqezi dhe Interi janë të angazhuar në këtë projekt dhe ka besim në realizimin e tij.

Ka akoma disa pengesa institucionale për t’u kaluar, por ka optimizëm.

Një stadium i ri do të ngrihet në zonën e San Siro-s, ndërsa stadiumi Giuseppe Meazza do të ketë funksione të tjera.

Ivan Gazidis ka folur për Daily Mail për planet rreth stadiumit të ri:

“San Siro është një stadium “portret”, ka rreth tij shumë histori dhe e respektojmë këtë.  Por mënyra më e mirë për të nderuar atë histori është krijimi i një të ardhmeje për klubin që të jetë absolutisht e gjallë dhe që do të përqafojë e përfshijë gjeneratën e ardhshme të tifozëve. Struktura të ndryshme nuk janë siç do donim të ishin. Stadiumi i ri na lejon të bëjmë gjëra që nuk do shihni në asnjë vend tjetër. Është vërtet një situatë e veçantë të kesh dy klube kaq të mëdha në një qytet kaq të madh, një qytet kaq internacional ku futbolli është vërtet eksperienca sociale dhe kulturale mbizotëruese. Të bëjmë këtë gjë së bashku, të ndërtojmë një stadium që do të jetë lider botëror”./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu