GAZETARI ZBULON: “Isco te Milan: vjen oferta për Real Madrid! Kur Maldini hoqi Calhanoglu ndoshta kishte menduar…”

Gazetari dhe editorialisti i Tuttomercatoëeb, Enzo Buçhioni, në artikullin pas mesnate ka folur për çështjen Isco-Milan.

“Milani dëshiron Isco, presingu te Real Madrid ka filluar. Ishte shumë e qartë se në kohën kur e lanë Calhanoglu të largohej për diferencën prej 1 milion euro midis ofertës dhe kërkesës, drejtuesit tashmë kishin një operacion të ndryshëm në mendje, të aftë për të rritur shkallën teknike dhe përvojën e ekipit, siç theksoi dje Pioli. Isco është një profil i tillë.

Duke lënë Realin pas një sezoni jo shumë të lumtur me Zidane, 29 vjeçari, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm, është lojtari perfekt për të qëndruar pas sulmuesit të vetëm në 4-2-3-1 dhe për të qepur lojën mes mesfushës dhe sulmit, edhe me kthime të thella në fazën e mbulimit dhe futje në zonën e golit.

Por, nëse dëshironi, mund ta poziciononi edhe në krah…

Milan, sipas burimeve spanjolle shumë afër Realit, do të kishte paraqitur një ofertë 15 mln euro që nuk ndryshon shumë nga 18 milionët e vlerësimit të bërë nga Transfermarkt.

Spanjollët po vlerësojnë, por duhen largime dhe Ancelotti gjithashtu mund të japë dritën jeshile pavarësisht se Isco ishte një nga nxënësit e tij në të kaluarën.

Por Reali duhet të rinovohet dhe trajneri italian e di shumë mirë këtë. Isco atëherë? Pengesë mund të jetë paga e lartë.

Lojtari aktualisht fiton shtatë milionë euro dhe në një transferim të tillë nuk dihet nëse do të pranonte ta ulte rrogën edhe nëse momenti i futbollit botëror nuk e lejon të tërheqë shumë litarin.

Maldini dhe Massara besojnë në marrëdhëniet e mira me Realin. Florentino Perez ka qenë gjithmonë një admirues i Maldini dhe kjo i ka lehtësuar gjithmonë negociatat me Realin siç demonstrohet nga Teo Hernandez”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu