Gazetari vazhdon me sulmet… “Calvarese lëviz 60 mln euro nga arkat e një klubi te një tjetër! Kjo është Serie A”

Paolo Ziliani, përmes profilit të tij Twitter, vazhdon të sulmojë shumë Serie A dhe vendimin me të cilin gjyqtari Calvarese fërshëlleu penalltinë për Cuadrado për faullin inekzistent të Perisic në Juventus-Inter.

Një penallti që vendosi edhe fatin e asaj ndeshje dhe, falë barazimit të Milanit ndaj Cagliari, mbajti ende në lojë të plotë Juventusin për një vend në Champions League.

Ziliani shkroi: “Seria A është ajo ligë në të cilën një arbitër devijon 60 milion euro nga arkat e një klubi (Milan) në ato të një klubi tjetër (Juventus) me një vendim që skandalizon të gjithë botën, por askush nuk proteston!

Madje as Milani që të njëjtën ditë do të ishte matematikisht në Ligën e Kampionëve”…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu