Gazetari spanjoll: Brahim Diaz-Milan? Ja si qëndron situata me Real Madrid…

E ardhmja e Brahim Diaz është ende në pikëpyetje. Disa shkruajnë se do të kthehet në Madrid, të tjerë se Milani do ta mbajë, por vetë spanjolli do të flasë dhe prononcohet ndoshta në fund të sezonit.

Megjithatë, Agustín Martín, gazetar nga AS, u intervistua ekskluzivisht nga MilanNews.it dhe foli për të ardhmen e mundshme të Brahim Diaz, në huazim nga Real:

“Brahim është një lojtar i ri që te Real Madrid nuk do të kishte pasur minuta të nevojshme për të vazhduar rritjen e tij.

Zidane i beson shumë, por në ekipin spanjoll Brahim nuk do të kishte qenë në gjendje të luante shumë ndeshje.

Largimi pothuajse i sigurt është Lucas Vázquez, ndaj hap një grope në skuadër sezonin e ardhshëm.

Por nuk do të më habiste nëse Brahim qëndron me Milanin për një sezon tjetër.

Në Madrid tani për tani ata nuk duan të flasin për një transferim të përhershëm, nëse nuk arrin një ofertë interesante prej të paktën 20 milion euro”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu