Gazetari rindez Milan-Icardi: “Më ka ardhur një zë nga Franca” Po sikur fjalët e Maldinit sot…

Në takimin e zakonshëm në kanalin e tij në Youtube, Carlo Pellegatti bëri një vlerësim të tregut të transferimeve të Milanit. Gazetari i mirënjohur gjithashtu foli për ardhjen e mundshme të Mauro Icardi te kuqezinjtë…

Pellegatti e bëri të qartë se për momentin është vetëm një thashethem dhe se koha do ta tregojë nëse mund të bëhet lajm.

I

Ndërkohë, Milani po shijon nënshkrimet e ardhshme:

“Nesër është dita e Giroud, një lojtar i rëndësishëm që, me Ibrën, përfaqëson një çift ekspert, me një nuhatje të shkëlqyeshme për gola.

Olivier e njeh historinë e Milanit dhe është i nderuar të veshë fanelën kuqezi kështu që ai fillon shumë mirë. Le të presim që tjetri të jetë Ballo-Touré, është çështje orësh si dhe për Brahim Diaz. Pak fjalë, shumë fakte”.

Sa i përket Icardit, Pellegatti tha – “Kam marrë një zë të vogël dje nga Franca – vazhdon gazetari – “kushtojini vëmendje ditëve të fundit të merkatos në lidhje me Mauro Icardi. Mund të jetë kjo mundësi”.

Kostoja dhe rroga janë frenuese dhe ne jemi dakord, por është diçka që unë ende nuk e kam verifikuar. Nuk mendoj se është i nevojshëm një sulmues i tretë, me Giroud dhe Ibrahimovic, kështu që ne do të shohim nëse është thjesht një zë apo diçka më e rëndësishme”.

Në fakt, sot Maldini nga kalendari i Serie A për DAZN pranoi se ndoshta pasi të jetë kompletuar ekipi mund të mendohet edhe për një sulmues të tretë… Të shohim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu