Gazetari Palmeri: “Milan, ja situata e Gomez. Maldinit i ofrohet edhe një mbrojtës nga Anglia”

Në editorialin e tij në tuttomercatoweb.com, gazetari Tancredi Palmeri bëri një vlerësim të merkatos së Milanit, që sigurisht do të ketë lëvizje duke parë edhe situatën e të dëmtuarve.

Për Papu Gomez: “Do të shohim, kur ka kaq shumë milion euro në mes, vlerat më konkrete janë ato për të cilat zbatohet kursi i këmbimit, por ndërkohë Milani nuk humbet kohë dhe ka bërë sondazhet e para, pasi 15 milion euro i ka veçmas për një investim që do të shpërblene në rrugëtimin sezonal.

Por, karta Gomez do të përdorej në një farë mënyre edhe për të ulur kreshtën dhe pretendimet e agjentit të Hakan Calhanoglu sa i përket rinovimit që po vonon dhe nuk po vjen”.

Më pas, Palmieri ka folur edhe për situatën në mbrojtje. “Mesa kam informacion, Milanit i është ofruar mbrojtësi i Tottenham, Davinson Sanchez, pjesë e ekipit kombëtar të Kolumbisë.

Liverpool 'make contact with Davinson Sanchez' - Sports Mole

Kostoja nuk është e vogël dhe Milani ende nuk është plotësisht i bindur për lojtarin, por emri është në tryezë dhe vlerësohet.

Nëse ka ndonjë që mund të japë vlerësimin e tij mbi një mbrojtës pa vendosur rrezikun në mes, ai është Paolo Maldini”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu